Zgjohet nga ko ma, por kupton se e gjithë familja i ka vd ekur nga kor onavirusi

Kaloi javë të tëra në terapi intensive dhe më në fund e lu ftoi kor onavirusi. Por kur u zgjua zbuloi se ishte i vetmi nga familja e tij që i kishte mbijetuar Co vid-19. Kjo është historia e trishtë e një 43 vjeçari nga Edinburgu, të quajtur Scott Miller.

Nëna dhe bashkëjetuesi i saj, në fakt kishin ndërruar jetë ndërsa ai ishte ende në ko ma. Në një intervistë për BBC, burri tha se nuk duhet ta hum basësh kurrë kujdesin ndaj këtij virusi të pabesë.

Nëna e Scott, Norma ishte 76 vjeç dhe vd iq në të njëjtin spital ku ishte shtruar i biri.

“Kur unë isha në terapi intensive duke lu ftuar për jetën, nëna ime ishte në repartin e katit të poshtëm dhe po dilte nga spitali”, tregon 43-vjeçari. E njëjta gjë dhe për bashkëjetuesin e Normës, që jetonte në të njëjtën shtëpi me Scott, i cili ndërroi jetë në moshën 69 vjeçare pasi kishte rënë në kontakt me virusin.

Gjithçka nisi më 21 mars kur Norma rezultoi e infektuar me kor onavirus. Një javë më pas ishte radha e Scott. Sharlene Miller, kunata e 43-vjeçarit shprehet se mjekët i kishin thënë që ai nuk do të mund të jetonte.

“Nuk besoj se do ta përballonim dhe humbjen e Scott. Mbaj mend euforinë që na përfshiu në momentin kur i folëm dhe doli nga ko ma”, tregon gruaja.

Scott tashmë është shëruar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, por e ka ende të vështirë për të pranuar realitetin. “Kur u zgjova ndjeva një ndjenjë të çuditshme, sikur diçka i kishte ndodhur nënës time. Kur infermieri më tregoi për situatën u sho kova. Ishte shumë e vështirë. Është e pabesueshme që ky virus i mori jetën dy njerëzve të mi të dashur”, shprehet me lo t në sy 43 vjeçari.