Ja pse motra e madhe është personi më i rëndësishëm i jetës suaj?

Kur kemi qenë të vegjël shpesh jemi fshehur nga motra e madhe kur kemi bë tel*ashe siq është veshja e rrobave te saj pa e pyetur ose kur nuk i keni dëgjuar direktivat e saj. Por ka shumë gjëra të tjera për të cilat duhet ti falënderojmë motrat tona më të mëdha.

A e dini se sipas psikologëve, të kesh një motër më të madhe përmirëson qëndrueshmërinë mendore, dhe fëmijët që rriten me motra më të mëdha janë më të lumtur kur të rriten.

Ja aryet pse motra juaj më e madhe është personi më i rëndësishëm në jetën tuaj.

Zvogëlon mundësinë e divorcit në të ardhmen

Hulumtimet nga Universiteti i Ohio kanë treguar që fëmijët me motra më të mëdha kanë më pak gjasë të divorcohen. Një arsye për këtë është se të kesh një motër të bën më të pjekur dhe të mëson të kujdesesh për veten për të tjerët.

Fëmijët që kanë motra të mëdha mësojnë herët se si të merren me kon*fliktet, dhe kjo është e dobishme në marrëdhëniet romantike.

Ato janë arsyeja pse prindërit tuaj nuk janë të rreptë me ju

Nëse mendoni se prindërit tuaj ishin të rreptë me ju, besoni që motra juaj më e vjetër e kishte më të vështirë. Një studim zbuloi se prindërit janë shumë më të ash*për me fëmijën e tyre të parë. Prindërit e rinj përpiqen të ndjekin shumë rregulla dhe kanë pritshmëri të mëdha. Por, sapo të bëjnë fëmijën e tyre të dytë, ata vërejnë gabimet e tyre dhe bëhen më të qetë me ta.

Ajo ju jep fuqi dhe ju ndihmon të arrini qëllimet tuaja

Motra juaj mund t’ju mësojë shumë. Përveç kësaj, gjithmonë është aleati juaj dhe gjithmonë do të jetë në anën tuaj.

Ajo ju frymëzon që ju ti ndjekni ëndërrat tua

Të rritesh me një motër më të madhe bëhesh më ambicioze dhe e pavarur. Edhe nëse nuk jeni të vetëdijshëm për këtë, motra juaj luajti një rol të madh në formësimin e karakterit tuaj.

Përmirëson shëndetin tuaj mendor

Të rritesh me një motër më të madhe zvogëloohen ndjenjat negative të adoleshentëve. Nëse keni një motër, me siguri nuk do të ndiheni shumë e vetmuar, fajtore ose e padëshiruar. Ajo është si krahu Juaj i djathtë. Dashuria dhe kujdesi i saj është i rëndësishëm në zhvillimin emocional dhe mund të ndihmojë në parandalimin e dep*resionit.

Një studim ka treguar se që të kesh një motër të bën një person më të mirë dhe më të dhe*mbshur.

Ajo ju tregon se çka nënkupton dashurin e pakushtëzuar

Ndërsa plakeni, marrëdhënia me motrën tuaj do të bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për ju. Ju gjithmonë do ta keni mbështetjen e saj dhe gjithmonë do t’ju bëjnë të ndiheni të dashur dhe të vlerësuar. Kjo, nga ana tjetër, do t’ju ndihmojë të shprehni më lehtë dhe ndjenjat tuaja.

Motra juaj do të jetë gjithmonë shoqja juaj më e mirë dhe personi që ju njeh aq mirë sa është e mjaftueshme që vetëm ta shikoni dhe ajo do të kuptoj se çka don ose si ndiheni.