Ekspertët tregojnë se si ti largojmë për 24 orë simptomat e ftohjes dhe gripit

Jemi në atë kohë të vitit kur të mbërthehemi dhe ndjejmë marrjen e ajrit të ftohtë përmes hundës. Në paraqitjet e para të shenjave të ftohjes apo asi të jemi ftohur apo kemi kapur gripin, ne fillojmë me blerjen e supave dhe ilaçeve. Sidoqoftë, ekspertët thonë se trajtimi i simptomave sa më herët që të jetë e mundshme mund ta largoj ftohjen para se ti kaploj hundën dhe sinuset tona. Këshillat e tyre kryesore për atë çka duhet bërë në mëngjes, pasdite dhe mbrëmje nëse duam që sa më shpejtë ti largojmë simptomat në vetëm 24 orë.

Në mëngjes

Dushet e nxehta mund të ndihmojnë vërtet. Profesori Ron Eccles, një ekspert në fushën e ftohjes dhe gripit dhe profesor emeritus në Universitetin Cardiff, thotë se fillimi i ditës me një dush të nxehtë mund të ‘lehtësojë rrjedhjet’ e hundës sonë, pasi avulli ndihmon në pastrimin e sinuseve të bllokuara. Uji i ngrohtë gjithashtu mund të sjellë lehtësim në gjymtyrët që na dhembin kur ne sëmuremi. Tjetra, marrja e një doze të mjaftueshme të vitaminës C duke përdorur portokall ose kivi në mëngjes. Lajmi i keq për adhuruesit e pijeve të nxehta është përdorimi i çajit dhe kafesë që duhet të jenë pijet e fundit që guxojmë ti marrim. Nutricionistja Amanda Ursell spjegon përmbajtjen e kafeinës në pije mund t’ju dehidron më shumë se vetë sëmundja. Kështu që mbahuni me lëngun e portokallit. Terapisti dietolog Julie Silver rekomandon gjithashtu përdorimin e kripës me inhalim duke krijuar një ndihmesë në përmirësimin e sistemeve tonë të frymëmarrjes – ku lehtëson kollitjen dhe teshtitjen.

Pasdite

Dr Sarah Brewer rekomandon të qëndrojmë brenda dhe të qëndrojmë në të ngrohtë, nëse ndjejmë të ftohtë.
“Nëse hunda bëhet shumë e ftohtë, sistemi imunitar nuk funksionon siç duhet, kështu që jemi më të ndjeshëm ndaj infeksionit,” shpjegon ajo.

“Qëndrimi brenda shtëpisë gjithashtu kufizon përhapjen e infeksionit. Nëse duhet të dilni jashtë, vendosni një shall rreth hundës për ta mbajtur më ngrohtë.”
Të gjithë i drejtohemi supës kur ndjehemi pak të plogshtë dhe kjo rezulton se tradita nuk është thjesht një përrallë e grave të vjetra, thotë ORL Adam Frosh duke shtuar se ushqimi i rehatshëm dhe i ngrohtë bën që ne të ndjehemi më mirë. Pra rezervoni sa më shumë supa. Ai gjithashtu këshilloi të qëndrojmë të hidratuar duke pirë shumë ujë për të mposhtur atë ndjenjë gërvishtëse që zhvillohet në pjesën e prapme të fytit tonë kur temperaturat e trupit bien. Alkooli mund të ju dehidratojë edhe më shumë, kështu që është më mirë të qëndroni sa më larg tyre.

Në mbrëmje

Kur të kesh ftohje përbërësi më i mirë është përdorja e erëzave (curry). Amanda tha se erëzat djegëse dhe irituese përmisojnë rrjedhjen e hundës, duke e bërë më të lehtë pastrimin dhe duke na ndihmuar të ndihemi ‘menjëherë’ më mirë.

Për sa i përket ilaçeve, specialisti i ENT Adam rekomandon një kombinim të paracetamolit dhe ibuprofenit, duke ndjekur sasinë e lejuar. Para përdorimit duhet lexuar së pari udhëzimet e secilës paketë.