VIDEO / Vajza 8 vjeçare ushqen zogjtë në oborrin e saj, por falenderimi i zogjëve do ju lëjë gojëhapur

Shumë njerëz i duan zogjtë në kopshtet e tyre, por është e rrallë që kjo dashuri të shpërblehet nga ana e kafshëve.

Një vajzë e re në Seattle është më me fat se shumica e shoqeve të veta. Ajo ushqen sorrat në kopshtin e saj dhe ata i sjellin dhurata asaj si shpërblim.

Çdo dhuratë ajo e ka mbështjellur dhe e ka kategorizuar individualisht. Gabi tërheq një zinxhir të zi nga një qese e etiketuar dhe e mban lart. “Ne e mbajmë atë në gjendje sa më të mirë”, thotë ajo, para se të shpjegojë se ky objekt është një nga të preferuarat e saj që i është dhuruar nga yogjtë falenderues.
Në koleksionin e saj ka një top argjendi miniaturë, një buton të zi, një kapëse letre blu, një rruaze të verdhë, një shkumë të zezë të venitur, një copë blu Lego dhe lista vazhdon. Shumë prej tyre janë të ndotur. Ishte një shumëllojshmëri e çuditshme e sendeve që një vajzë e vogël i çmon dhe për Gabin këto gjëra janë më të vlefshme se ari.
Çdo send ishte një dhuratë e dhënë asaj nga zogjtë. Ajo mban lart një zemër me ngjyrë perlë dhe kjo është dhurata e saj më e çmuar. “Më treguan se sa më duan mua.”
Kur shikoni koleksionin e Gabit, është e vështirë të mos dëshironi dhe të keni dhurata për zogjtë falenderues edhe Ju.
“Nëse doni të krijoni një lidhje me një turmë, jini të qëndrueshëm në shpërblimin e tyre,” këshillon John Marzluff, profesor i shkencës së jetës së egër në Universitetin e Uashingtonit. Ai është specialist për zogjë, veçanërisht sorra dhe korbët.