Se dashuria për fëmijët nuk ka kufi na tregon ky baba kreativ. Ai shndërron karrocën e vajzës së par.alizuar në atë si të Hirushës/FOTO

Edhe pse dyqanet si Target qëmoti kanë filluar të prodhojnë linja të kostumeve për fëmijë, ka ende disa prindër të shkathët gjithandej që vendosin të bëjnë veshjet e tyre për fëmijët e tyre.

Modifikimi i stilit ‘BËJE VET’ i një babai për karrocën e vajzës së tij ka shkuar viral në internet pasi ai arriti ta shndërronte atë në një princeshë të vërtetë.

Vajza gjashtë vjeçare e Josh Jaconelli, Ava, përdor një karrige me rrota për të hand.ikep.uar.

Ava vuan nga dridhje dhe pro.bleme me shikimi, si rezultat i sin.dromës Aicardi. Gjendja shkaktohet nga një keq.formim gjenetik.

Për Halloween, Josh vendosi të shnërroj vajzën e tij në një princeshë me një kostum magjik.
Ai përdori gypa hidraulik, xhingla dhe drita për të bërë që karroca e Hirushes të vinte në jetë për Avën. Vajzën e të vogël e veshi me një fustan të bukur blu.

Josh ndau fotot dhe videot e kostumit në Facebook, ku ajo shpejt fitoi vëmendjen në mbarë botën.

“Pas shumë punë të bërë ne krijuam një kostum, dhee e bëmë princeshën tonë në karrocën e saj për Halloween, shijoni princeshën”, ka shkruar Josh, i cili banon në Glasgow, Skoci, në postim.

Në internet, njerëzit ranë në dashuri me këtë kostum të mahnitshëm ‘BËJE VETË’ të krijuar nga një baba i përkushtuar.

Postimi i Joshit ka marrë 44,000 shpërndarje dhe mbi 2,000 komente, ku kishte shumë njerëz që e lavdërojnë këtë baba për krijimtarinë e tij.

Dashuria e Joshit për vajzën e tij preku zemrat e shumë njerëzve.

Thjesht ai tregoi se prindërit do të bëjnë gjithçka që munden për të bërë të lumtur fëmijët e tyre.