Çfarë duhet të kemi parasysh kur konsumojmë frutat. Kush dhe çka duhet të konsumoj

Kush nuk i do frutat e freskëta? Ata janë të shijshme, të ëmbëla dhe të shëndetshme për ne. Kur keni një ndjesi urie, çfarë zgjedhje më të mirë mund të bëjmë sesa të hajmë një copë fruti të freskët.
Por për fat të keq, jo të gjitha frutat janë krijuar në mënyrë të barabartë.

Derisa nga të gjitha frutat kemi përfitime shëndetësore, disa janë më të shëndetshëm se të tjerët. Dhe disa fruta, të metat që i kanë në të vërtetë janë më të këqija se përfitimet. Duhet të kërkojmë ato fruta që janë më të pasura me fibra dhe vitamina dhe me sa më pak kalori dhe sheqerna.

Nëse nuk e bëni këtë, mund të jeni duke shijuar ushqimin e shëndetshëm, por ai ushqim të ketë dhe effekt negativ në trupin Tuaj. Sidomos duhet patur kujdes me konsumimin e frutave personat që vuajn nga diabeti dhe që janë në regjim të ndonjë diete.

Nëse jeni duke menduar se cilat fruta mund ti përdorni si elementë në dietën tuaj dhe cilat fruta mund të kënaqeni vetëm herë pas here, është e rëndësishme të dini faktet, në mënyrë që të bëni zgjedhjet më të mira dhe më të shëndetshme për trupi tuaj.

Frutat e pasura me fibra dhe vitamina:
Boronica, molla, shalqiri, citroni, avokado,limoni, kivi, ananasi (ka sasi të lartë dhe sheqeri)…

Frutat e pasura me sheqerna:
Mango, portokalli, pjeshka, rrushi, dardhat e ëmbëla, banana, qershitë…