Aktori ZEMËRMADH i Hollywood-it/”Më doni mua në film, atëherë punësoni disa të pastrehë”

Ai ishte një nga ata aktorët që përhapte buzëqeshje kudo ku shkonte, pavarësisht se në të vërtetë e njihte njeriun apo jo. Ndërsa është folur shumë për disponimin e tij të gëzueshëm në ekran – jo shumë e njohin njeriun pas ekranit. Robin Williams është një aktor që nuk ka nevojë për prezantim. Pas vdekjes së tij në 2014, një tifoz i madh i Robin Williams, Brian Lord, doli me disa informacione befasuese dhe zemërthyerëse. Ai na bëri të lartësojmë respektin për legjendën edhe më shumë.

Disa vjet më prë, Brian Lord përmendi në blogun e tij tregoi se sa afër ishte për ta marrë nënshkrimin e Robin Williams për kompaninë e tij për të xhiruar një film. Edhe pse marrëveshja u prish, ai arriti ta shohë listën e aktorëve ku shprehen DËSHIRAt dhe NEVOJAT e aktorëve. Në këtë listë janë të gjitha dëshirat dhe kërkesat e aktorëve si kusht për të nënshkruar për kompaninë e tij dhe ajo përfshin gjithçka që mund të imagjinohet.

Brian Lord u mahnit jashtëzakonisht nga kërkesat e Robin Williams. E gjithë çka legjenda kishte kërkuar ishte kompania që do ta nënshkruante me të për një film duhej të punësonte një numër të caktuar njerëzish të pastrehë dhe t’i punësonte ata. Derisa shumica e aktorëve tjerë kërkonin gjëra relativisht të përdhosura, e gjitha që dëshironte Williams ishte përmirësimi i komunitetit.

Ja disa të famshëm dhe kërkesat e tyre

1. Mariah Carey- Uji me vitaminë për qenët e saj dhe një person që do ti largoj çamçakëzat e saj të ngjitur kudo.
2. Lady Gaga – një manekin me flokë të fryrë dhe të kuq.
3. Iggy Pop- revistën USA Today me një histori për njerëz jashtëzakonisht të trashë në të.

Edhe pse legjenda vuajti nga depresioni në fundin e jetës së tij, askush nuk mund ta mohojë që ky njeri me të vërtetë ia kushtoi jetën e vet përhapjes së buzëqeshjeve.