5-vjeçarja që shet ëmbëlsira dhe limonatë për tua paguar borxhin 123 shokëve të shkollës

Nuk dëgjojmë çdo ditë që një 5-vjeçare të tregoj humanitet, ku për t’i ndihmuar 123 shokët e saj të klasës që ti shlyejnë borxhet e tyre të drekës që i kanë ndaj shkollës.
Mos harroni emrin – Katelynn Hardee. Ky nxënëse nga San Diego na mëson të gjithë neve se si të jemi njerëzorë.

Ky kopsht fëmijësh nga shkolla fillore Breeze Hill ka një qëndrim jashtëzakonisht të fortë mbi atë se çka është etike dhe çfarë jo. Ndërsa brezat e vjetër mund të bërtasin se si brezi i fundit nuk interesohet për njerëzimin, këtu është një fëmijë për t’i treguar të gjithëve se e kanë gabim. Pasi ajo dëgjoi një prind duke folur se sa e vështirë ishte për ata që ti paguanin shpenzimet shkollore të fëmijës së tyre, Katelynn Hardee vendosi të bëjë diçka për ata.

Së pari ajo e njohtoi nënën e saj, Karina Hardeen për situatën. Por nuk ishte e lehtë t’i shpjegosh një 5-vjeçareje se sa fatkeq janë disa njerëz. Mamaja e gjeti të rrugës që t’i thoshte Katelynnës se disa njerëzve u mungojnë shumë gjëra në jetët e tyre dhe është për të ardhur keq, për dallim nga të tjerët që kanë gjithçka.

Katelynn Hardee filloi të mendojë për një plan që do t’i ndihmojë shokët për të hollat e drekës së shokëve të saj të klasës. Ajo tashmë ishte mjaft e aftë në bërjen e limonadave dhe kishte një shtand limonade ku në verën e kaluar kishte bërë mjaftë shitje. Ajo vendosi ta shtojë në menu dhe ëmbëlsira dhe kakao të nxehtë.
Paratë që ajo do të mblidhte përmes kësaj do të dhuroheshun automatikisht në shkollë.

3 orë në ditë pas shkollës e bënte këtë aktivitet. Por veprat e mira nuk qëndrojnë të fshehura – kjo është arsyeja pse lajmet e saj u bënë virale në internet. Menjëherë pa kësaj të gjithë donin të ishin pjesë e këtij aktiviteti. Biznesi i Katelynn Hardee vazhdoi të dyfishohej brenda natës. Eshtë e panevojshme të thuhet, ajo mblodhi para të mjaftueshme për të pastruar borxhet e rreth 123 studentëve.